
Të premten me 3 Nëntor u mbajt Salloni në Prizren mbi temën: “Punësim jo i barabartë: A kemi politika lokale për aktivizimin e grave në tregun e punës?”
Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Ajtene Krasniqi, pronare biznesi dhe Flura Marseli, pronare biznesi. Pjesëmarrësit/et gjatë diskutimit theksuan se për shkak të mungesës së strategjive të nivelit qendror për punësim, niveli lokal stagnon në krijimin e politikave lokale. I gjithë procesi i aktivizimit të grave bëhet me vetë-iniciativë të grave apo kur gratë ndihmojnë gratë e tjera. Poashtu, shoqëria patriarkale është faktor që pengon gratë të hapin biznese apo të punojnë, edhe pse potenciali dhe mundësia ekzistojnë.
Ky sallon u moderua nga Nita Krajku, Aktiviste, FemAktiv ndërsa editoriali u shkrua nga Valmira Morina.