
Më 22 mars u mbajt Salloni i së Martës me temën: “Promovimi i Agjendës së Gjelbër: Sa po investohet në këtë drejtim”.
Pjesë e panelit ishin: Rudina Nallbani, Koordinatore e Programit në FES dhe Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës INDEP. Moderimin e këtij salloni e ka bërë Erjonë Popova, Gazetare ndërsa editorialin mbi temën do ta shkruaj Sanie Jusufi, gazetare në Koha.net.
Duke e parë që politikat e gjelbrat dhe investimi në këtë drejtim është e ardhmja e çdo vendi në botë, gjatë këtij diskutimi u tha që në këtë aspekt duhet bërë më shumë si nga iniciativat qytetare ashtu edhe institucionet përkatëse.
Rudina Nallbani, nga FES potencoi se në Kosovë ka pas investime të vazhdueshme sa i përket agjendës së gjelbër duke përmendur investimet në ngrohtoren e Prishtinës. Mirëpo u theksua se ende nuk ka një draft të strategjisë dhe nuk ka synime se çfarë duhet vepruar tutje për politikat e gjelbrat në vend. Energjia dhe ambienti janë politika afatgjate dhe është e rëndësishme që nëse kemi vonesë në implementimin me rëndësi është të implementohet sa do që të jetë vonë. Gjithashtu çka u cek gjatë këtij diskutumi është se duhet të ketë parasysh që politikat afatgjate nuk preferohen nga qeveritë sepse rezultatet shihen me vonesë dhe çka është e rëndësishme që të kemi të dhëna sa i përket energjisë që reklamojnë politikat dhe është një fushë që kryen punë edhe për inovacione të ndryshme.
Ndërsa, Burim Ejupi nga INDEP, përmendi se Kosova është në proces të zhvillimit të politikave të gjelbra. Politikat ambientliste janë të kushtueshme, me ç’rast ekziston edhe një paket miliardash për të investuar. Ai theksoi se agjenda e gjelbër i përfshin pesë pika kryesore duke përmendur E në Kosovë ndotësit kryesor janë termocentralet. Industria e makinave dhe transporti. Kur fitet pra për energjinë në Kosovë termocentralet janë kryesorit dhe çka duhet të ceket është se nuk kemi strategji mjedisore dhe kemi mungesë të zbatimit.