Prania e Gjuhës së Urrejtjes në Komunitet – Sfidat dhe Zgjidhjet

06.11.2024

Prania e Gjuhës së Urrejtjes në Komunitet – Sfidat dhe Zgjidhjet, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës gjatë ditës së djeshme në Mitrovicën e Veriut.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Dušan Radaković, Drejtor Ekzekutiv në Qendrën për Avokimin e Kulturës Demokratike; Lulzim Hakaj, Aktivist dhe Ana Marija Ivković, Gazetare. Ndërsa, moderimin e sallonit e realizoi Ines Aljovic Mihajlovic, Zyrtare e Programit në Qendrën për Avokimin e Kulturës Demokratike.

Gjatë këtij diskutimi, u theksua ndikimi i gjuhës së urrejtjes në marrëdhëniet ndërmjet shumicës dhe pakicës, sfidat që po hasen përballë lajmeve të rreme gjatë raportimit të rasteve, dhe vështirësitë në identifikimin e këtij fenomeni. Po ashtu, u trajtua përfshirja e OJQ-ve dhe vështirësitë që hasen në luftimin e këtij fenomeni, veçanërisht në vitet e fundit dhe në kontekstin e rrethanave aktuale që po ndodhin.

Ky sallon organizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Europian në kuadër të projektit “Luftimi i Diskriminimit, Gjuhës së Urrejtijes dhe Dhunës në baza Gjinore”. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e ATRC, IKS dhe D4D dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

Sallonet e ardhshme