Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?

08.05.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare, si pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur Sallonin e së Martës me temën: “Përtej lëvizjes së lirë pa viza në anëtarësimin e Këshillit të Evropës. Çfarë obligime e presin Kosovën?”

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Rrezarta Krasniqi, Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane; Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik nga Zyra e Kryeministrit dhe Bekim Sejdiu, Profesor në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa salloni u moderua nga Jeta Loshaj, Menaxhere e Programit, Friedrich Ebert Stiftung Prishtina.

Gjatë këtij salloni është theksuar se Kosova ka plotësuar të gjithë kriteret për anëtarësim dhe se ka edhe radhitjen me të mirë në indeksin që adreson sundimin e ligjit dhe demokracisë. Gjithashtu, me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ajo do të jetë shtet vendimmarrës brenda Këshillit të Evropës, që i bie se do të bëhet pjesë e vendimmarrjeve politike e normalisht duhet të ketë kapacitete vendimmarrëse.

Diskutimi është realizuar me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Qendra për Promovimin e Shoqërisë Civile (CPCD), Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA).

Sallonet e ardhshme