Për çfarë force/armate kemi para dhe mandat? A lejon ligji në fuqi përforcim/avancim që të kemi forca të armatosura efektive?

29.03.2016 D4D

Më 29 mars, në Sallonin e së martës u diskutua tema: Për çfarë force/armate kemi para dhe mandat? A lejon ligji në fuqi përforcim/avancim që të kemi forca të armatosura efektive?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Dominic-Haydn Braithwaite, drejtor i Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në (NLAT), Faruk Geci nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Plator Avdiu, hulumtues, QKSS. Panelistët theksuan se shndërrimi i FSK-së në FAK vetëm se fillon me ndryshimin dhe plotësimin e bazës ligjore për këtë forcë, pra kjo paraqet vetëm njërin nga segmentet që më vonë do të përcjellet me ndërrimin e strukturës, avancimin në kapacitete e më vonë me trajnimin dhe kompletimin e personelit.

Ky sallon u moderua nga Besfort Rrecaj, President, Asociacioni Euro-Atlantik i Kosovës, ndërsa editoriali u shkrua nga Donika Emini, hulumtuese, QKSS.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).

Sallonet e ardhshme