Paragjykimet anash: Pse shkollat profesionale nuk janë tërheqëse sa universiteti e shpesh me to mund të fitohet shumë më tepër?

16.02.2016 D4D

Të martën më 16 shkurt, në sallonin e së martes u diskutua tema: Paragjykimet anash: Pse shkollat profesionale nuk janë tërheqëse sa universiteti e shpesh me to mund të fitohet shumë më tepër?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Valbona Fetiu-Mjeku,Udhëheqëse e Divizionit për arsim dhe aftësim profesional, MASHT, Binak Morina, ekspert për arsim dhe aftësim profesional në GIZ dhe Majlinda Rizvanolli-Bajraktari, eksperte për zhvillim të shkathtësive në Projektin EYE. Panelistët theksuan se na takon të gjithë neve që të distancohemi ngadalë nga ideja që t’i shohim ata që përkushtohen për të ndjekur arsimin dhe aftësimin profesional si njerëz me status më të ulët shoqëror. Aftësimi dhe arsimi profesional është prioritet i shteteve më të zhvilluara për vite tashmë.

Editoiralin e sallonit mund ta lexoni ne uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u mbështet nga Projekti EYE.

Sallonet e ardhshme