Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Kamenicës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

27.02.2023

Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Kamenicës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

Mungesa e të drejtave të të rinjve, mosinformimi i të rinjve në disa nga proceset vendimmarrëse, përfshirja e të rinjve si pjesë e partive politike dhe në angazhim politike, janë disa nga pikat kyqe të cilat janë diskutuar në Sallonin në Komuna në qytetin e Kamenicës, ku temë diskutimi ka qenë: Ngritja e kapaciteteve tek të rinjtë e Kamenicës – sa janë aktivë në proceset e avokimit?

Për të diskutuar rreth këtyre temave, të ftuar kanë qenë: Behar Hyseni, ushtrues detyre në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Erëblina Haxhiu, Kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) dhe Sherafedin Vranja, Drejtor i Dardana Press.

Behar Hyseni nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është shprehur se të rinjtë e Kamenicës nuk kanë pasur të drejta dhe nuk janë respektuar të drejtat e tyre, po ashtu të rinjtë e Kamenicës nuk kanë mungesë të informimit.

Mirëpo është theksuar se gjatë viteve të fundit janë bërë tri veprime të cilat kanë gjallëruar aktivitetet e të rinjve në Kamenicë. Është përmendur se deri para dy viteve, Këshilli Rinor ka qenë jo fonksional me c’rast të rinjtë nuk kanë pasur hapësirë për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.

Ndërsa, Sherafedin Vranja, ka theksuar se institucionet dhe shoqëria civile duhet të jenë një urë lidhëse për të rinjtë, për të krijuar mundësi që ata të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, dhe të avokojnë më shumë për të drejtat e tyre. Gjithashtu, është përmendur se pjesëmarrja e të rinjve në parti politike do të ishte një mundësi e mirë për ta për të adresuar brengat dhe idetë e tyre, po ashtu të punojnë në drejtim të politikave rinore.

Kurse, Erëblina Haxhiu, krytetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, ka përmendur se ata si këshill janë duke punuar që të krijojnë një hapësire kur të rinjtë ta kenë një vend ku ata të kalojnë ditën me aktivitetet që i ka këshilli, siç janë, trajnimet, konferencat dhe diskutimet e ndryshme. Arsyeja pse duhet të aktivizohet këshilli është për shkak të largimit të të rinjve nga kafiteritë.

Ky sallon është mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS)

 

Sallonet e ardhshme