Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi Rus dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga Lufta në Ukrainë

30.11.2023

“Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi Rus dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga Lufta në Ukrainë”, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës, i cili u mbajt me datë 14 Nëntor 2023.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Jeta Loshaj, Konsulente për Sigurinë Ndërkombëtare në Zyrën e FES në Kosovë, Harun Cero, Menaxher Rajonal i Projektit në FES, Jeton Zulfaj, Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit dhe Enver Hoxhaj, Deputet në Kuvendin e Kosovës. Derisa moderimi i këtij salloni është realizuar nga Adelina Hasani, Hulumtuese në Qendrën për Studime të Sigurisë.

Gjatë këtij salloni u prezantuan të gjeturat e një përmbledhje politikash, të hartuara nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office, që do të lansohet së shpejti, e cila përfshinë një analizë të sfidave të sigurisë me të cilat përballet Ballkani Perendimor si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. Me ketë rast panelistët shprehën qëndrimet e tyre dhe kontribuan me rekomandime shtesë.

Ky sallon është organizuar në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë.

 

Sallonet e ardhshme