Ku ka stagnuar shoqëria në vetëdijesimin për kancerin e gjirit, dhe sa janë të informuar pas diagnostifikimit

25.10.2022

Sensibilizimi ndaj kancerit të gjirit, diagnostifikimi më i hershëm dhe çfarë duhet bërë më tutje kanë qenë disa nga temat që janë diskutuar në sallonin e së martës që është mbajtur sot me temën e diskutimit: Ku ka stagnuar shoqëria në vetëdijesimin për kancerin e gjirit, dhe sa janë të informuar pas diagnostifikimit.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar kanë qenë: Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Diana Pirana, paciente e diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës. Ndërsa ky sallon është moderuar nga Bujar Vitija, kryeredaktor në Gazetën Shneta ku njëherëshit do ta shkruar edhe editorialin mbi këtë temë.

Gjatë këtij diskutimi, Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka treguar se ata janë duke u munduar që këtë muaj të japim më shumë sensibilizimit të kësaj sëmundje sepse është një nga sëmundjet më malinje dhe të rrezikshme për grat. Komuna e Prishtinës e ka rrit numrin e mamografive, dhe deri në fillim të nëntorit do ta kemi mamografin e tretë në Prishtinë si dhe prej 1 dhjetorit mamografia do të jetë falas për gratë e Prishtinës dhe do ta bëjmë subvencionimin e protezave për gratë që janë të diaknostifikuara me kancer të gjirit.

Diana Pirana:

Ndërsa Diana Pirana, e cila ka qenë e diagnostifikuar me kancer të gjirit është shprehur se përderisa nuk ballafaqohesh me këtë proces nuk e dimë se cila çfarë është mundimi që e përjeton, mirëpo tash me qenë se e kam kaluar atë fazë, vullneti dhe dëshira e madhe për të vazhduar tutje, më kanë dhënë shumë forcë ku kam pasur edhe kontakte me shumë persona dhe gra të cilave ju kam dhënë kurajo, sensibilizimi ka qenë mjaft i madh në tetor, mirëpo apeloj që ky sensibilizim mos të jetë vetëm në këtë muaj por në secilën muaj.

Kurse, Arben Bislimi, kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës ka potencuar se Kosova ka ecur mirë dhe për ndërgjegjësimin tash flitet më lirë dhe në të gjithë territorin e Kosovës me këto ligjërata jemi në një situatë më të mirë mirëpo situata nuk është e mirë në zonat ku nuk ka përdorim të teknologjisë sepse jo të gjithë e din se çfarë është detektim. Dhe nëse sa më herët e zbulon shërimi do të jetë më i shpejtë.

Sallonet e ardhshme