Identifikimi i mangësive dhe sfidave në qasjet aktuale: Parandalimi dhe mbështetja lokale në luftimin e femicidit dhe mbrojtjen e grave kundër abuzimit

12.06.2024

Identifikimi i mangësive dhe sfidave në qasjet aktuale: parandalimi dhe mbështetja lokale në luftimin e femicidit dhe mbrojtjen e grave kundër abuzimit”, ishte tema e cila u diskutua dje në Sallonin e së Martës në qytetin e Pejës.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Shkodran Nikçi, Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Albulena Mujaj Bajraktaraj, Drejtoreshë e Drejtoratit për Mirëqenie Sociale dhe Ardita Bala, Drejtore e Qendrës për Mirëqenien e Gruas.

Gjatë këtij salloni panelistët kanë theksuar se rastet të cilat kanë ndodhur kanë sensibilizuar shoqërinë për ti raportuar rastet e tilla. Normat e mendësisë patriarkale i ndihmojnë kësaj dhune. Peja mundohet ti trajtoj këto raste me seriozitetin e duhur dhe se tani besimi është më i madh i viktimave ndaj organeve hetuese. Gjithashtu është diskutuar rëndësia e fushatave sensibilizuese në shkolla, fushata për rritjen e përgjegjësisë së mediave, bashkëpunimi më i mirë mes policisë, prokurorisë dhe gjykatave, si dhe bashkepunim më i mirë mes shoqërive civile dhe institucioneve.

Ky sallon është organizuar me mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung.

Sallonet e ardhshme