• Shqip

Hapja e të dhënave të Bizneseve: Si ndërlidhet prokurimi publik dhe korrupsioni?

21.05.2019

Më 21 maj 2019, duke filluar nga ora 17:00 në Dit’ e Nat’ mbahet salloni i radhës me temë:

“Hapja e të dhënave të Bizneseve: Si ndërlidhet prokurimi publik dhe korrupsioni?”

Hapja informuese dhe nxitëse do të bëhet nga: Afrim Atashi, Drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurim Publik, Agjencia kundër Korrupsionit; Nora Latifi Jashari, Drejtore, Instituti GAP.

Moderimi i sallonit do të bëhet nga Florent Spahija, Zyrtar ligjor, Instituti Demokratik i Kosovës dhe editoriali do të shkruhet nga Majlinda Dervishi, Zyrtare e projektit, Open Data Kosovo.

Ky sallon mbështetet nga Open Data Kosovo si pjesë e projektit: Përmirësimi i Transparencës së Qeverisë dhe Praktikave të Biznesit përmes të Dhënave të Hapura i financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Sallonet e ardhshme