Hapja e të dhënave të Bizneseve: Si ndërlidhet prokurimi publik dhe korrupsioni?

21.05.2019

Të dhënat e hapura luajnë rol të rëndësishëm për një qeverisje më të mirë, më transparente dhe llogaridhënëse. Me qëllim diskutimin e këtyre pikave, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizoi sallonin me temë “Hapja e të dhënave të Bizneseve: Si ndërlidhet prokurimi publik dhe korrupsioni?”.

Gjatë këtij diskutimi u potencua domosdoshmëria e hapjes së të dhënave të bizneseve, në kuptim të transparencës, në mënyrë që të eliminohen faktorët si korrupsioni dhe keqpërdorimi. Ndërkaç, theks të veçantë iu vendos edhe angazhimit të qytetarëve për informimin rreth shpenzimit të parasë publike, e cila duhet të jetë në mënyrë racionale.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Afrim Atashi, Drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurim Publik, Agjencia kundër Korrupsionit; Nora Jusufi, Hulumtuese, Instituti GAP dhe Agim Sheqiri, Ekspert i Prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Ky sallon u moderua nga Florent Spahija, Zyrtar ligjor, Instituti Demokratik i Kosovës ndërsa editoriali u shkrua nga Majlinda Dervishi, Zyrtare e projektit, Open Data Kosovo.

Ky sallon mbështetet nga Open Data Kosovo si pjesë e projektit: Përmirësimi i Transparencës së Qeverisë dhe Praktikave të Biznesit përmes të Dhënave të Hapura i financuar nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Sallonet e ardhshme