Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?

01.12.2022

Sfidat që gratë kanë në biznes dhe rrugëtimi i tyre në këtë fushë kanë qenë disa nga temat të cilat u diskutuan në Sallonin e së Martës me temën: “Gratë në biznes – Sfidat dhe paragjykimet që ato përballen në mjedisin e biznesit?”.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuara kanë qenë: Melita Ymeraga bashkëthemeluese e “Melita Partners”, Shqipe Breznica Drejtore e Help Kosovo dhe Zana Tabaku themeluese APPDEC. NdËrsa ky sallon ËshtË moderuar nga moedratorja Agnesa Sejdiu.

Gjatë këtij diskutimi, Melita Ymeraga është shprehur se gratë në biznes nuk munden me fonksionu të vetme, problemet e grave në të gjithë botën janë pothuasje të njëjta, në përgjithësi kombinimi më i mirë i zhvillimit dhe I të bërit impakt duhet që sa më shumë të studiohet, të vizitohet dhe të shtyhet përpara idea që çdo gra ëndërron. Për gratë janë dy sfida të mëdha: sistemi shkollor, oraret e punës për gratë të cilat janë në tregun e punës si dhe kujdesi për të moshuarit

Ndërsa, Shqipe Breznica ka thënë se përmes organizatës së saj grave i japin grante. Janë grante të vogla të cilat janë në proces të fillimit të biznesit të tyre dhe mund të them që së fundit është procesi i dixhitalizimit dhe trajnimi i tyre rreth dixhitalizimit është prioritet.

Kurse, Zana Tabaku ka theksuar se në kompaninë e saj në fushën e IT-së 40 përqind e stafit janë vajza. Ajo ka bërë të ditur se vajzat janë më të përkushtuara në punë. Sipas statistikav, Kosova ka një përqindje shumë të madhe të vajzave në IT, përqindje e cila ka arritur 30 përqind. Përqindje kjo që nuk është arrit as në Amerikë.

Ky sallon është organizuar nga Demokraci për Zhvillim, e që është mbështetur nga Ambasada Suedeze, Community Development Fund – CDF dhe Human Rightivism.

Sallonet e ardhshme