
Fuqizimi i komuniteteve: Rëndësia e Ndërgjegjësimit për Vaksinimin kundër HPV-së, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës i cili u mbajt me datë 31 Tetor 2023.
Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin: Izet Sadiku, Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Fatmire Kollçaku, Kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës dhe Fetije Fetaj, Shefe e Programit të Zgjeruar të Imunizimit, IKSHPK. Salloni u moderua nga Bujar Vitija, Kryeredaktor në Gazetën Shneta.
Gjatë këtij salloni është diskutuar për rëndësinë e vaksinimit kundër HPV- së dhe të promovimit të saj në të gjitha institucionet dhe grupet shoqërore të cilat kanë ndikim në vetëdijësimin e qytetarëve për vaksinim. U theksua se planifikimi kalendarik i vaksinimit është bërë sipas rekomandimeve, dhe përfshinë vajzat e klasave të gjashta (grupmosha 11-13 vjet).
Ky sallon është organizuar me përkrahje të Friedrich Ebert Stiftung, (FES) në Kosovë.




