Fizionomia e patronazhit politik në Kosovë: Sa nga zyrtarët e lartë publik kanë lidhje të drejtpërdrejta me politikën?

14.10.2014

Me datë 14 tetor u mbajt salloni i radhës me temën:

‘Fizionomia e patronazhit politik në Kosovë: Sa nga zyrtarët e lartë publik kanë lidhje të drejtpërdrejta me politikën?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: z. Lorik Bajrami, nga organizata joqeveritare ÇOHU; z. Arben Hajrullahu, profesor i shkencave politike në UP, dhe z. Shkelzen Gashi, publicist. Moderimi i këtij salloni u bë nga z. Fadil Lepaja, drejtor i Qendrës për Studime në Ballkan, ndërsa editoriali shkruhet nga z. Besnik Boletini, nga organizata joqeveritare ÇOHU.

Diskutimi filloi me prezentimin e të gjeturave të organizatës ÇOHU nga Lorik Bajrami në lidhje me emërtimet e drejtorëve nëpër institucionet publike për nga aspekti partiak, dhe jo sipas kualifikimeve profesionale dhe konkurseve të hapura siç do të duhej të ishte. Pas fjalës hyrëse të të ftuarëve në panel, diskutimi i hap për pjesëmarrësit në sallon, të cilët shprehën pakënaqësit e tyre për mënyrën e ardhjes në pozita të larta nëpër institucionet publike të disa personave pa kualifikim profesional për atë pozitë, dhe shprehën dëshirën që kjo të ndryshojë sa më shpejt, edhe pse gjithashtu theksuan se do kjo do të ishte vështirë e realizueshme, pasi që deri më tani çdo parti që ka ardhur në pushtet i ka vendosur personat e partisë së vet nga ato pozita dhe i ka larguar ata të cilët kanë qenë të partive të tjera politike.

 

Sallonet e ardhshme