Fact Checking: Sa janë qytetarët të vetëdijshëm dhe a bëjnë verifikim të lajmeve?

27.09.2023

Fact Checking: Sa janë qytetarët të vetëdijshëm dhe a bëjnë verifikim të lajmeve?, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës. Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin të ftuar: Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid.info dhe Dorentina Kastrati, Koordinatore e Projekteve dhe Hulumtuese në BIRN. Ndërsa moderimi i sallonit është bërë nga Uran Haxha, gazetar në Kosovo 2.0.

Festim Rizanaj, është shprehur se qytetarët nuk duhet që t’i ndjekin faqet që janë të dyshuara dhe se edukimi medial është i rëndësishëm pasi kjo do të mësoj audiencën sesi me i përdor mediat. Edukimi medial u mëson se çka është media në përgjithësi dhe audienca mësohet sesi duhet të lexohen dhe duhet të dallohen.

Ndërsa, Dorentina Kastrati, ka treguar se në rrjetin social Facebook ka me mijëra faqe që shpërndajnë lajme të rreme dhe këtë e bëjnë për përfitime, sipas saj, për shkak të kësaj është e rëndësishme që edukimi medial të bëhet qysh në fëmijëri. Ndërtjera ajo ka potencuar se njerëzit janë të ndarë në grupe se cilat media i përcjellin e cilat jo, por avansimi i teknologjisë i ka zënë pak të pa përgatitur.

Ndër të tjera të pranishmit kanë potencuar se mediet gjatë raportimit për zhvillimet e fundit në veri të vendit janë treguar të matura, por që ka pasur edhe postime të cilat kanë qenë të pakonfirmuara.

Sallonet e ardhshme