A është publikimi i të dhënave për shpenzimet publike në interes të politikanëve?

12.04.2016 D4D

Të marten, më 12  prill  u mbajt Salloni me temën: A është publikimi i të dhënave për shpenzimet publike në interes të politikanëve?

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Ramadan Ilazi, zëvendësministër, Ministria e Integrimit Evropian; Georges Labrèche, bashkëthemelues i Open Data Kosovo dhe Vehbi Kajtazi, gazetar. Panelistët theksuan se vlerësimi nëse dokumenti është publik, sekret apo përmban të dhëna personale  është edhe dilema më e madhe me të cilën përballen zyrtarët e shtetit të Kosovës  e të cilët paguhen për të ofruar qasje në dokumente dhe të dhëna publike.

Ky sallon u moderua nga Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv, FOL, ndërsa editoriali u shkrua nga Kreshnik Gashi, redaktor, Drejtesia në Kosovë.

Editorialin e sallonit mund ta lexoni në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Seria e salloneve mbi Korrupsionin, organizuar në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së, që përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Sallonet e ardhshme