Dialogu Kosovë-Serbi në status quo: Çka tutje?

02.07.2020

Të marten me datë 30 qershor, u mbajt salloni me temë: “Dialogu Kosovë-Serbi në status quo: Çka tutje?”.

Kosova është në një situatë të paprecedent me pezullimin dhe anulimin e takimit, gjë e cila e pozicionon Kosovën në një kthesë shumë kritike. Gjatë diskutimit të Sallonit të së Martes u potencua se mungon koordinimi i partnerëve tanë strategjik në raport me Kosovën gjë e cila nuk përçon një mesazh të mirë.

Kosova në pozitën që gjendet ka imazhin e shkatërruar, nuk ka njohje të reja, ka tërheqje të njohjeve dhe nuk ka pasur anëtarësime të reja në mekanizmat ndërkombëtar gjë e cila poashtu përçon mesazh që Kosova është e pafuqishme. Të gjitha këto probleme të potencuara do të jenë një barrë enorme mbi një Kosovë me një politikë mjaft të pakonsoliduar.

Panelistët potencuan se duhet të vendoset një listë prioritetesh konform rregullave ndërkombëtare në mënyrë që të zgjidhen problemet e këtu ndoshta duhet një kthim mbrapa te zgjidhja e problemeve të brendshme. Nga ajo që u diskutua, nuk duket optimiste që brenda këtij viti të kemi ndonjë lëvizje drastike drejt dialogut, në kuptimin që të ketë ndonjë marrëveshje ose diçka të tillë.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin Donika Emini, Drejtore Ekzekutive, CiviKos dhe Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv, Balkans Policy Research Group (BPRG). Salloni u moderua nga Eraldin Fazliu, Kryeredaktor, Prishtina Insight ndërsa editoriali do të hartohet nga Besnik Krasniqi, Gazetar, Koha Ditore.

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office.

Sallonet e ardhshme