
Të hënën më 29 janar 2018, u mbajt Salloni nëpër komuna në Gjakovë me temën: “Dialog social: Koha për agjendën e punës së dinjitetshme”.
Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Xhenisare Këpuska, Qendra për Punësim Rajonal, Komuna e Gjakovës; Fatos Axhemi, Drejtor Ekzekutiv, Jakova Innovation Center dhe Arbër Lleshi, Drejtor Ekzekutiv, Bonevet Gjakova. Pjësëmarrësit dhe panelistët diskutuan për nevojën e integrimit të agjendës për punë të dinjitetshme në marrëdhëniet e punës në Kosovë, duke potencuar dekurajimin që shkakton mos-respektimi i të drejtave të punëtorëve në arritjen e plotë të potencialit të tyre. Poashtu, u diskutua mungesa e informimit të të rinjve për rolin e organizimve sindikale si promovuese të të drejtave të tyre në punë.
Ky sallon u moderua nga Rasim Alija, Instituti D4D, dhe editoriali u shkruna nga Etnik Dautaga.