Dialog social: Koha për agjendën e punës së dinjitetshme

30.01.2018 D4D

Të marten më 30 janar 2018, u mbajt salloni nëpër komuna në Mitrovicë me temën: “Dialog social: Koha për agjendën e punës së dinjitetshme”.

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Florentina Hajdari, Menaxhere e Programit, OJQ Mundësia dhe Bukurije Brezhnica, aktiviste e shoqërisë civile. Pjesëmarrësit dhe panelistet diskutuan për kushtet e punëtorve në sektorin privat dhe publik në Komunën e Mitrovicës, sfidat dhe brengat kryesore të punëtorëve në këtë komunë. Për më tepër, në këtë sallon u diskutua roli i sindikatave në përmirësim të kushteve të punës si dhe pozita e pafavorshme e grave në tregun e punës, dhe pasojat që mungesa e respektimit të agjendë për punë të dinjitetshme shkakton në dekurajimin e tyre për të kërkuar punë.

Ky sallon u moderua nga Valëza Zogjani, Instituti D4D, dhe editoriali u shkrua nga Bukurije Brezhnica.

EYE është projekt i Zyrës  Zvicerane për bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i Helvetas Swiss Cooperation dhe MDA

Sallonet e ardhshme