Dezinformimi dhe gjuha mizogjene ndaj grave në politikë: Cilat janë mënyrat e luftimit të këtij fenomeni në Komunën e Mitrovicës?

30.11.2023

Dezinformimi dhe gjuha mizogjene ndaj grave në politikë: Cilat janë mënyrat e luftimit të këtij fenomeni në Komunën e Mitrovicës?, ishte tema e cila u diskutua në Sallonin e së Martës, i cili u mbajt me datë 7 Nëntor 2023.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar ishin : Shkurta Shosholli Musa, Këshilltare Komunale nga LVV, Xhyljeta Imeri, Këshilltare Komunale nga LDK, dhe Vetone Veliu, Drejtore Ekzekutive në “Mitrovica Women Association for Human Rights”. Salloni u moderua nga Valbone Sadiku, Drejtore Ekzekutive në “CECD- Friends”.

Gjatë këtij salloni është diskutuar se gratë në përgjithësi përballen me gjuhë të urrejtjes, veçanërisht gratë në politikë, ku ato nuk vlerësohen për aftësitë e tyre politike por për dukjen, dhe u theksua se brengosëse janë rrjetet sociale, ku servohen lajme që shumë herë nuk janë të vërteta. Gjithashtu gratë pjesëmarrëse shprehën shqetësimet dhe sfidat që i hasin në shoqëri.

Ky sallon është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

 

Sallonet e ardhshme