Dezinformimi dhe gjuha mizogjene ndaj grave në politikë: Cilat janë mënyrat e luftimit të këtij fenomeni në Komunën e Gjakovës?

13.03.2024

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), gjatë ditës së djeshme ka mbajtur Sallonin e së Martës me temën “Dezinformimi dhe gjuha mizogjene ndaj grave në politikë: Cilat janë mënyrat e luftimit të këtij fenomeni në Komunën e Gjakovës”.

Për të diskutuar rreth kësaj teme të ftuar në panel ishin: Eranda Kumnova Baçi, Drejtore në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë, Shqipe Daija Fejza, Këshilltare e Kuvendit Komunal nga LVV, Veprore Shehu, Drejtore në Organizatën Medica Kosova, dhe Pylljon Nura, Menaxher i Projektit në Organizatën BCC.

Ndërkaq, moderimin e këtij salloni e bëri Ideal Zhaveli, Drejtor Ekzekutiv në “Activism Roots”.

Gjatë këtij diskutimi është theksuar se ka hezitim të grave që të kyqen në politikë për shkak të portaleve, rrjeteve sociale dhe se këto lajme të cilat kanë cak ato shkaktojnë një gjendje jo të mirë të shëndetit mendor. Panelistët kanë theksuar se një fenomen negativ janë edhe sulmet online që iu bëhen grave nga vetë grat dhe në këto raste gratë janë ato që duhet të përkrahin njëra tjetrën dhe te luftojnë mendësinë patriarkale në shoqërinë tonë.

Po ashtu është përmendur se kemi një segment të shoqërisë të cilët nuk janë të vetdijshëm për linqimin që ju bëhet grave dhe vajzave. 80 % e komenteve ndaj grave dhe vajzave, janë komente për pamje fizike. Gjuha e urrejtjes është ashpërsuar dhe kjo shkon me zhvillimin e tekonologjisë dhe me zhvillimin e rrjeteve sociale. Ndryshimi i mendësisë është proces shoqëror dhe ndërgjegjësimi duhet filluar nga moshat e hershme.

Ky sallon është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

 

Sallonet e ardhshme