Cili është roli i BE-së në dialog?

02.02.2016 D4D

Të martën më 2 shkurt, në sallonin e së martes, u diskutua tema: ‘Cili është roli i BE-së në dialog?’

Hapja informuese dhe provokuese u bë nga: Samuel Žbogar, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Joanna Hanson, nga New Perspektiva dhe Agron Bajrami, kryeredaktor i gazetës ‘Koha ditore’. Ky sallon u moderua nga Valerie Hopkins, gazetare në BIRN, ndërsa editoriali nga Joanna Hanson. Samuel Zbogar konsideroi 2011-tën, vitin kur filloi dialogu, moment kthese për Kosovën. Zbogar theksoi rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces ku përveç që ndërmjetëson, BE monitoron implementimin e kësaj marrëveshjes, i cili sipas Zbogar doli të jetë më i komplikuar se që është menduar. Në anën tjetër, Agron Bajrami u shpreh se rolin kryesor në monitorimin e procesit të dialogut, duhet t’a kenë institucionet e vendit. ‘Edhe pse Kosova ka bërë hap të madh përpara me nënshkrimin e MSA-së, nuk është në vijë të njejtë dhe nuk gëzon të drejta të njejta si vendet tjera me MSA.

Editorialin e Sallonit mund ta lexoni edhe në uebfaqen zyrtare të gazetës “Zëri”.

Ky sallon u organizua në bashkëpunim me New Perspektiva.

 

 

Sallonet e ardhshme