Cilat janë mundësitë që ofron sektori privat në mbështetje të nënave që punojnë?

22.10.2019

Në tregun e punës në Kosovë dominon numri më i madh i punëtorëve të gjinisë mashkullore se sa ai i gjinisë femërore. Gjithashtu, shumë sfiduese për gratë është se ato përfundojnë studimet dhe janë të afta për të gjetur një vend pune por që faktikisht me raste detyrohen që të shkëputen nga karriera e tyre në mënyrë që t’i përkushtohen rritjes së fëmijëve. Prandaj, sektori privat duhet të avokoj më shumë për hapjen e kopshteve të reja për fëmijë pasi që kjo do të mundësonte vende të reja pune për gratë dhe njëkohësisht do t’u lehtësonte nënave zhvillimin e karrierës së tyre. Këto ishin disa nga pikat kryesore të diskutimit në salon e së martës me temën: “Cilat janë mundësitë që ofron sektori privat në mbështetje të nënave që punojnë?”.

Rekomandim nga pjesëmarrësit dhe panelistët ishte avokimi në përmirësimin e pushimit prindëror edhe për burrat, dhe u theksua se duhet të punohet në nivele të institucioneve që të arrihet ekuilibrimi ose balanca e punësimit në mes dy gjinive dhe njëkohësisht të punohet më shumë për fuqizimin e grave në mënyrë që të sigurohet angazhimi më i madh i tyre në tregun e punës.

Pjesë e panelit në këtë diskutim ishin: Murat Sahin, Udhëheqës i Zyres së UNICEF-it në Kosovë; Mergim Cahani, Themelues dhe CEO, Gjirafa.com si dhe Afërdita Gashi, BNJ & Menaxhere e financave, IQ to Link ndërkaq u moderua nga Albana Morina Xharra, Pronare dhe Menaxhere, Carto Pinto.

Ky sallon u mundësua nga financimi i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë.

Sallonet e ardhshme