Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë e Prishtinës?

10.10.2017 D4D

Salloni i së martes me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prishtinës u mbajt me datë 10 Tetor 2017 me temën: “Çfarë ofrojnë kandidatët për rininë?”

Hapja informuese dhe nxitëse u bë nga: Arbër Vllahiu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK; Lirak Çelaj, Partia Demokratike e Kosovës – PDK, Rifat Deri – Alternativa dhe Selim Pacolli – Aleanca Kosova e Re – AKR. Planprogramet e prezentuara të kandidatëve nuk kanë premtime enorme e të pazbatueshme, por këto planprograme nuk u janë qasur  drejtpërdrejtë problemeve të rinjve. Gjatë diskutimit u pyet shumë mbi hapësirat publike të pashfrytëzuara dhe si mund të përdoren nga të rinjtë, por asnjëri nga kandidatët nuk mundën të përmendin një hapësirë të vetme se si mund të ridizajnohet. U prezentua edhe ideja e rikthimit të pallatit të rinisë nën menaxhimin e Komunës dhe krijimi i hapësirave të rekreacionit për të rinjtë. Por prap këto programe nuk ofrojnë mundësi të zgjidhjes së problemeve të rinjve për shkak se programet janë të shkruara në vija të përgjithshme.

Ky sallon u moderua nga Mjellma Hapçiu-Alijaj, Hulumtuese e lartë, Instituti D4D ndërsa editoriali u shkrua nga Drinas Zeqiraj.

Editorialin e Sallonit mund ta lexoni këtu.

Sallonet e ardhshme