U mbajt salloni i së martes, 1 dhjetor, me temën: ‘Çfarë mësohet në shkollë për rolet gjinore? A ka nevojë për rishqyrtim të teksteve shkollore?’. Paneli përbëhej nga: Linda Gusia, sociologe, Valon Nushi, koordinator në PEN dhe Petrit Tahiri nga KEC.
Gjatë diskutimit, u shpreh shqetësim i theksuar lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore që po u servohen nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme.
Panelistët vlerësuan këto tekste si diskriminuese, seksiste dhe nuk mbështeten në traditë, ku si rezultat fëmijëve i imponohen stereotipe gjinore dhe nuk zhvillojnë të menduarit kritik. Gjithashtu, u theksua problemi i anës vizuele, ku shumica e fotografive/vizatimeve kanë të shfaqur burrat në rol dominues.