Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?

01.10.2020

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), të martën me datë 29 shtator, ka mbajtur sallonin me temë “Bashkëjetesa e pandemisë Covid-19 me gripin sezonal: Sa kemi kapacitet të trajtimit?”.

Panelistët e këtij salloni diskutuan mbi rrezikshmërinë e bashkëjetesës së virusit tashmë të njohur Covid-19 dhe gripit sezonal, duke bërë thirrje për kujdes sa më të shtuar nga ana e qytetarëve në mënyrë që infektimi të parandalohet.

Si çdo vit tjetër gripi sezonal shfaqet në periudhën kur fillojnë të bien temperaturat, mirëpo këtë vit po i kushtohet rëndësi më e madhe për shkak të ngjajshmërisë së madhe të simptomave me ato të virusit Covid-19. Në kuadër të kësaj teme, panelistët e këtij salloni diskutuan për kapacitetet vaksinuese për gripin sezonal, me theks të veçantë për grupet e rrezikuara nga ky i fundit. Mbajtja e maskës, higjienës personale dhe distancës sociale ishin mesazhet kryesore nga panelistët për parandalimin e infektimit me gripin sezonal si dhe virusin Covid-19.

Pjesë e panelit në këtë sallon ishin: Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë, Fakulteti i Mjeksisë, Universiteti i Prishtinës dhe Besim Kodra, Menaxher i programeve, Shoqata e të Drejtave të pacientëve në Kosovë. Salloni u moderua nga Arbreshë Uka, Gazetare, Klan Kosova, nga e cila do të shkruhet edhe editoriali.

Ky sallon u realizua me mbështetje nga Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Sallonet e ardhshme