D4D

Misioni i D4D-së është të ndikoj në proceset e zhvillimit të politikave publike në mënyrë që të përshpejtoj zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmirësoj qeverisjen dhe të përforcoj kulturën demokratike në Kosovë.

Vizioni i D4D-së është të promovoj një shoqëri aktive dhe të arsimuar, e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.