Bazuar në të dhenat e fundit nga omnibusi, mbi 93% e qytetarëve deklarojnë se janë të kënaqur me shërbimet digjitale që ofron platforma e-Kosova. Një sukses i rëndësishëm për qeverisjen digjitale dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Por, në një analizë më të thellë të kësaj përqindje mbresëlënëse kemi hasur në një realitet më ndryshe:
95.4% e shqiptarëve janë të kënaqur.
Vetëm 53.3% e qytetarëve serbë ndihen të kënaqur.
Gjatë avancimit digjital duhet pasur parasysh gjithëpërfshirjen dhe barazinë digjitale. Andaj duhet pasur pasur vemendje të vecantë per përfshirjen, besimin dhe përfaqësimin e barabartë në ofrimin e shërbimeve publike digjitale.
E ardhmja e qeverisjes digjitale në Kosovë nuk është vetëm inovacion, është përfshirje, bashkëkrijim dhe lehtësim i jetës.
Kjo infografikë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” me mbështetje të KFOS (Prishtina Office – Open Society Foundations Western Balkans).