
Demokraci për Zhvillim (D4D) ka realizuar monitorimin e mediave online gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2025, në periudhën 4–10 tetor, përmes platformës Pikasa. Monitorimi është fokusuar në mënyrën se si kandidatët dhe partitë politike u përfaqësuan në hapësirën digjitale, si dhe në praninë e gjuhës së urrejtjes në komentet online.
Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë numrin më të madh të komenteve me gjuhë urrejtjeje (532), pasuar nga PDK (203), LDK (183), Lista Serbe (134) dhe AAK (84)
Ndër kandidatët për kryetarë komune, më të përmendurit në media ishin Uran Ismaili (716 artikuj), Përparim Rama (605 artikuj) dhe Alban Hyseni (269 artikuj). Kjo shënon numrin më të madh të mbulueshmërisë mediatike për një javë gjatë fushatës elektorale për kandidatët.
Krahas kësaj, monitorimi vë në pah një dallim të dukshëm në mbulimin mediatik të kandidateve gra për kryetare komune. Besa Shahini (125 artikuj), Emilija Redžepi (101 artikuj) dhe Xhevahire Izmaku (32 artikuj) rezultuan me numrin më të ulët të përmendjeve në media krahasuar me kandidatët burra, megjithatë, ndryshe nga javët e tjera, java e fundit vërehet dukshëm të ketë pasur rritje në numër të artikujve kushtuar kandidateve gra.
