A mendoni se investimet dhe projektet në komunën tuaj janë adekuate nga aspekti gjinore?

29.06.2020

Në këtë infografikë janë të paraqitura përqindjet se sa gratë asambleiste mendojnë se investimet dhe projektet në komunat e tyre janë adekuate nga aspekti gjinor. Komunat e përfshira në këtë pyetësor të realizuar gjatë muajve shtator-nëntor, janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Istogu dhe Kamenica, dhe është realizuar në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale”.

63% e tyre nuk pajtohen aspak ose nuk pajtohen deri diku, që Komunat ku ato janë anëtare të Kuvendeve të Komunave investimet dhe projektet i kanë adekuate nga aspekti gjinor.

Niveli lokal duhet që gjithmonë të bëjë analizë gjinore në çdo projekt dhe investim, në mënyrë që të përmbush nevojat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Të tjerat

Gratë në Listat e Subjekteve Politike për Zgjedhjet Parlamentare ndër vite!

Sa janë qytetarët të informuar për subvencionet për energji dhe sa e lehtë është qasja në to?

Gjuha e Urrejtjes Online