Një numër i madh i fëmijëve nuk shkojnë në kopsht për shkak të mungesës së një kopshti në fshat, largësisë së kopshteve në qytet, mungesës së transportit të rregullt dhe kostos të lartë.
👩🌾 Gratë janë aktive në bujqësi, bletari dhe zanate, por shumë prej tyre nuk mund të punojnë për shkak të përgjegjësive familjare dhe mungesës së shërbimeve mbështetëse.
🏙 Shumë familje po mendojnë të shpërngulen në qytet për mundësi më të mira shkollimi dhe punësimi.
Këto gjetje tregojnë qartë se, pa investime në shërbime bazë dhe lidhje më të mira me qytetin, Zhabari rrezikon të humbasë popullsinë e tij dhe potencialin për zhvillim afatgjatë.

#ZhabarIEpërm #Mitrovicë #PapunësiaGrave #SMARTBalkans
“Vendimmarrja me dialog: Përmirësimi i jetës rurale përmes avokimit të grupeve të interesit” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëvetë Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
