Çfarë mendoni se duhet të bëjnë institucionet për të ndihmuar stabilitetin e bizneseve të grave në Kosovë pas pandemisë COVID-19?

29.09.2021

Instituti D4D ka realizuar dy raunde të pyetjeve në kuadër të omnibusit në teren, me 1065 të anketuar në muajin qershor dhe shtator, për të parë perceptimet e tyre mbi të bërit biznes gjatë kohës së pandemisë.

Në pyetjen se “Çfarë mendoni se duhet të bëjnë institucionet për të ndihmuar stabilitetin e bizneseve të grave në Kosovë pas pandemisë COVID-19?” të anketuarit kanë vlerësuar se ofrimi i subvencioneve është primare me 47.1 % në muajin shtator dhe 55.2% në muajin qershor. Duke pasuar me rëndësinë e lirimit nga të gjitha obligimet e pagesave (tatimeve) deri në gjysmën e dytë të vitit 2022, me 29.1% në muajin shtator dhe 21.7% në muajin qershor. Si e treta për nga rëndësia është vlerësuar ofrimi i pakove ekonomike për rimëkëmbje me 17.3% në muajin shtator dhe 15.3% në muajin qershor. Ndërsa ofrimi i kredive me kamata të përshtatshme për mbulim nga bizneset është cilësuar si e rëndësishme për 6.5% të të anketuarve në muajin shtator dhe 7.5% në muajin qershor.

Për më shumë detaje, shihni të dhënat e vizualizuara në infografikë.

Kjo infografike është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetje për gratë e afektuara nga pandemia COVID-19 në tregun e punës” Mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD)

Të tjerat

Projektligji për riprodhim të asistuar-IVF

Narrativat në Gjuhën Serbe për Muajin Nëntor 2023

Pezullimi i Vizave