Barazia gjinore po arrihet me gjeneratën e ardhshme kosovare. Ne po fillojmë të shohim që burrat ashtu edhe gratë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo të diskriminuar për shkak të seksit të tyre biologjik. Nga kohët e hershme shoqëria ka favorizuar lindjen e djemve më shumë se sa të vajzave, sepse konsiderohej që burrat ishin më të aftë se gratë. Mendimi se ajo nuk mund të bëjë një punë të caktuar sepse ajo është një vajzë, po zhduket ngadalë me zhvillim e teknologjisë. Ne po shohim gratë duke u zgjeruar në çdo fushë dhe duke bërë homologe të burrave. Ndërsa në të njëjtën kohë po shohim edhe më shumë gra në pushtet dhe të famshme që shprehin veten e tyre dhe tregojnë atë që ato janë në gjendje të arrijnë. Të mendosh se nuk mund të veshësh një ngjyrë të caktuar, sepse është tepër femërore ose mashkullore është qesharake. Vajzat nuk mund të luajnë futboll, sepse ështe sport i djemve, është një deklaratë që j’u është thënë shumë herë vajzave. Përderisa të gjithë duhet të kennë të drejtën të zgjedhin atë që duan të bëjnë në jetën e tyre.
Nga sportet në atë që ata veshin deri në mënyrën se si ata veprojnë. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të vendosin se çfarë duan të bëjnë pa pasur paragjykim ndaj tyre. Barazia ka frymëzuar shumë kosovarë të rinj/reja që të ndjekin dhe krijojnë mundësi të reja për ata/o që janë diskriminuar nga shoqëria për seksin e tyre biologjik. Në shumicën e kulturave të gratë shpesh janë obliguar të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre dhe të sigurohen se janë ushqyer siç duhet. Ndërsa nga burrat ka qenë e pritur që të punojnë për të mbështetur familjen e tyre dhe për t’u siguruar që ata kanë gjithçka që mund të kenë nevojë për të jetuar një jetë të duhur. Kjo tani po fillon të jetë një gjë e së kaluarës. Po fillojmë të shohim një ndryshim në të dy anët, ku nuk është më një punë e gruas apo punë e një burri. Por po shihet si një përpjekje në grup ku të dyja palët po bëjnë punë të barabartë. Si burri ashtu edhe gruaja janë të barabartë në atë që duan nga njëri-tjetri dhe për atë që dëshirojnë të mbajnë të ardhmen për ta.
Ndërsa barazia gjinore rritet më shumë, gratë do të japin një nxitje në zhvillim e ekonomisë, pasi do të përdoret gjithë ajo fuqisë shtesë të punës që ekziston në terren. Me çasjen e grave në tregun e punës do të rezultonte në kushte më të mira të jetës për grate. Por me arsimimin dhe punësimin e grave do të ndryshonte edhe mënyrën se si i shohim ne ato. Me këtë duhet të konsiderojmë se të gjithë duhet të lëvizim drejt barazisë gjinore, sepse kjo do të ndihmojë që burrat dhe gratë të jetojnë në një shoqëri të barabartë. Arritja e barazisë gjinore do të arrihet duke mos ju mësuar fëmijëve stereotipet gjinore qysh në një moshë të hershme. Duhet t’i lejojmë fëmijët të eksplorojnë dhe të përjetojnë më shumë gjëra në botë dhe të mos ta kenë fatin te percaktuar. Prindërit nuk duhet të favorizojnë vetëm djalin e tyre por duhet të gjithë fëmijët t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë. Por gjëja më e rëndësishme për barazinë gjinore është të flasësh më shumë, e familjen dhe të qëndrosh i lidhur me shoqërinë. Duhet të përpiqesh të bësh ndryshime pozitive për t’i bërë njerëzit t’ju kuptojnë dhe për t’i bërë fëmijët e tjerë të frymëzohen nga veprimet tuaja. Megjithëse barazia gjinore ka bërë hapa të mëdhenj vetëm prej shekullit të kaluar, ne ende duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe të vazhdojmë me vendosjen e shembujve më të shumtë për të tjerët. Duhet të jetojmë në një botë ku të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe nuk trajtohet asnjë burrë apo grua ndryshe.
