
Paraqitja e pandemisë si në nivel global ashtu edhe ne qytetin e Vushtrrise ka prodhuar pasoja të shumta, në çdo drejtim. Pasoja në radhë të parë në sferën e shëndetit publik njerëzor, në atë ekonomik, politik, psikologjik, shoqëror e kulturor. Me një fjalë përmbledhëse, ka prekur çdo pike te jetes.
Një vit pandemi ndikoj në shëndetin e pëgjithshëm, por sidomos në shëndetin mendor, jo vetëm ne qytetin e Vushtrrisë por them qe edhe ne të gjithë boten. Është vënë re një rritje e numrit të rasteve, kjo për arsye se jo vetëm koha është shumë e gjatë, por dinamikat e këtij virusi me ndryshimet e tij, me stresin e krijuar, me çfarë masash ne jemi kufizuar me stresin brenda në familje, jashtë në komunitet, për frikën e infektimit të transmetimit.
Distanca sociale gjatë perjudhes së pandemisë ka qenë e shprehur si ne restorant,market,institucione vendore e ne sistemin arsimore ishte mesimi online gje qe e beri qe te rinjet e angazhohen me shumë rrethë teknologjisë por kjo distanc sociale filloj te krijonte probleme psikologjike te te rinje ne mungese te bashkebisedmit balle për ballë të ishin prezent ne shkollat e universitetet e tyre.
Sfida e te rinjeve te Vushtrrisë për veq distances sociale ishte edhe angazhimi ne pune vullnetare,shkuarja ne bibloteke te qytetit,organizimi i aktiviteteve kulturore sportive e gjithashtu trajnime te ndryshme kjo qe afer nje vite ishte e pa mundur realizimi i tyre.
Rinia ka qenë ajo më e goditura, si në sferën e angazhimeve arsimore,atë të shëndetit mendor por edhe në çështje të punësimit. Tregu i punës ka qenë sfidë në vete për gjeneratën e re. Pandemia dhe izolimi që pasoj, si mjet mbrojtës nga kjo sëmundje, ka pasur efekt të konsiderueshëm ekonomik, e rrjedhimisht edhe në sferën e punësimit. Kosova dhe vendet ndërkombëtare në përgjithësi në vend se të angazhohen në krijimin e vendeve të reja të punës, ato kanë qenë në sfidë të madhe për shkak të mbylljes së vendeve aktuale të punës.
Çdo vend i mbyllur, rrjedhimisht ka prodhuar pasoja zingjirore në shumë sfera. Mbyllja e vendeve të punës, ka lën shumë familje pa burime të ardhurash finaciare. Për pasoj jeta e tyre është vështirësuar konsiderueshëm. Të rinjtë krahas sfidave të tjera që sjellë jeta, janë ballafaquar edhe më këtë sfidë, që pa diskutim ka paraqitur problem të theksuar. Gjenerata e re, krahas ambicieve të tyre për të qenë në kuadër të instutucioneve të larta arsimore si student, në fokus gjithashtu e kanë pasur edhe çështjen e punësimit.
. Paraqitja e pandemisë e ka kufizuar së tepërmi mundësin për krijimin e vendeve të reja të punës dhe mundësin që të rinjtë të jenë pjesë e tyre. Një gjë që vërehet në interesimin dhe krijimin e hapësirës për punësim në tregun e punës për të rinjtë, është përfshirja në kuadër të teknologjisë. Interesimi për të qenë pjesë e tregut të punës në sferën e teknologjisë, është çdo herë në rritje në ambiciet e moshave të reja. Kjo shkon edhe konform prirjeve të tyre në këtë fushë me interes për ta.
Ne qytetin e Vushtrrise angazhimi i te rinjeve qe te angazhohen ne Ofrimin e shërbimeve përmes formës së teknologjisë, ka filluar angazhimi dukshëm sidomos për shkak të kufizimit fizik të lëvizjeve të njerëzve, me rastin e rrezikut potencial nga pandemia. Andaj, teknologjia çdo herë e më shumë po zë vend në interesimin e të rinjve për ta gjetur vetën në kuadër të tregut të punës. Të rinjtë e kanë gjithashtu interesimin për të dal jashtë vendit, me shpresën se do të gjejnë punë dhe do të jenë pjesë e tregut të punës. Pamundësia për ta gjetur vetën në qytetin e tyre i bën që të ia mësyejnë diasporës. Sigurisht që largimi i tyre është goditje për qytetin e per Kosovën jo vetëm, në aspektin ekonomik, por edhe shoqëror. Tregu i punës mund të mos jetë më i njëjti sikurse në kohën e para pandemisë. Andaj, periudha e pas pandemisë mund të jetë një fillim i ri për shumë politika publike, përfshirë edhe ato të mirëqënies sociale. Pandemia ka shtyer në mbyllje të ekonomisë duke lënë pa punë numër të madh të të punësuarve.
Rinia paraqitet kategori më e cenueshme në tregun e punës. Mungesa e përvojës, potenciali i lartë i zëvendësimit të tyre me punëtorë të tjerë, mungesa e kontratave afatgjate apo edhe puna joformale, janë ndër faktorët kryesorë që i bëjnë të rinjtë më të prekur nga rënia e aktivitetit ekonomik.
Një pjesë e të rinjve nuk janë të regjistruar si punëtorë formal, që ua pamundëson të përfitojnë edhe nga masat mbështetëse të qeverisë, e që paraqet humbje të dyfishtë për të rinjtë. Të rinjtë janë të prirur të jenë më fleksibil, kreativ dhe inovativ, kështu që edhe në rrethana të pandemisë një pjesë e tyre kanë dëshmuar shkathtësitë ndërmarrëse, përmes zhvillimit dhe ofrimit të shërbimeve digjitale, shërbimeve alternative të distribuimit e të ngjajshme, të cilat kanë gjeneruar vende të reja pune që kryesisht ofrojnë mundësi punësimi për të rinjtë.
