
Gratë asambleiste dhe vajzat e reja nga subjektet politike, sot janë pjesë e trajnimit “Aktivizmi Politik dhe Qeverisja e mirë” i cili po mbahet përmes platformës online ‘Google Meet’.
Qëllimi i trajnimit është të pasuroj gratë anëtare të Kuvendeve të Komunave dhe vajzat e reja në politikë, me njohuri shtesë rreth: Aktivizmit Politik dhe Qeverisjes së mirë, miteve dhe fakteve të lidhura me gratë dhe korrupsionin, kërkesat e ligjit për barazi gjinore për pjesëmarrjen politike të grave në nivelin lokal dhe qendror, pasojat e korrupsionit për gratë si dhe rëndësinë e përfshirjes së grave në politikë.
Trajnimi po mbahet në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në Qeverisje lokale” duke përfshirë komunat Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Istog dhe Kamenicë.
Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.




