Trajnim: Rritja e kapaciteteve në burime njerëzore për gratë në biznes dhe organizata

14.03.2023

Instituti Demokraci për Zhvillim, gjatë javës së kaluar organizoi trajnim dy ditorë (9-10 mars) mbi temen “Rritja e kapaciteteve në burime njerëzore për gratë në biznes dhe organizata”. Pjesëmarrëse në trajnim ishin mbi njëzet gra nga Komuna e Podujevës dhe Mitrovicës të cilat u pajisen me njohuri substanciale te cilat do t’i perdorin pe te rritur kapacitetin, efikasitetin në menaxhim dhe fleksibilitetin në organizatat dhe bizneset e tyre.

Për të ligjeruar në trajnim e ftuar ishte Linda Baleta, eksperte e komunikimit, ku përgjatë dy ditëve u mundua që gratë të njoftohen mbi hapat e fuqizimit të organizatës, regjistrimit të një biznesi, strategjitë për menaxhimin e obligimeve profesionale dhe personale mbi brendimin personal.

Trajnim u realizua në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i Zhvillimit: Rritja e qasjes së grave në punësim” që ka për qëllim inkurajimin e grave në Kosovë për të qenë pjesë aktive e tregut të punës, duke konsideruar fuqizimin ekonomi të gruas si premisë për barazi gjinore dhe zhvillim të qëndrueshëm shoqëror.

Ky projekt mbeshtetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë