Trajnim: Koncepti dhe përparësitë e barazisë gjinore

12.11.2019

Me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në fushën e teorive gjinore dhe legjislacionit përcjellës ekzistues në Kosovë, është mbajtur trajnimi një ditor me temën “Koncepti dhe përparësitë e barazisë gjinore”.

Ligji për barazi gjinore, stereotipet dhe rolet gjinore, obligimet institucionale lidhur me avancimin e barazisë gjinore, ishin vetëm disa nga temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij trajnimi. Përfituese të këtij moduli të trajnimit ishin gratë anëtare të Kuvendeve të Komunave të Prishtinës, Prizrenit, Mitrovicës, Istogut dhe Kamenicës, si dhe gra të reja të cilat kanë aspirata për përfshirje në politikë në nivel lokal.

Ky trajnim është moduli i parë nga katër modulet tjera të planifikuara që do të mbahen gjatë muajve të ardhshëm, që mëtojnë rritjen dhe mprehjen e kapaciteteve të grave në politikë lokale për përfaqësim dhe pjesëmarrje substanciale politike.

Kjo seri e trajnimeve realizohet në kuadër të projektit “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në Qeverisje Lokale”, që po implementohet nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D).

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.