Trajnim: Funksionimi i Prokurimit Publik në Kosovë

07.03.2023

Instituti D4D gjatë vikendit ka mbajtur punetori duke mbledhur të rinjtë e kuvendeve komunale nga komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Mitrovicë, Podujevë, Malishevë, Gjilan, Gjakova dhe Lipjan.

Gjatë kësaj punëtorie tre ditore, anëtarët/et e kuvendeve komunale patën mundësi të mësojnë më shumë rreth temës së funksionimit të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, mënyrat e monitorimit dhe identifikimit të red flags gjatë këtij procesi.

Kjo punëtori është vazhdimësi e punëtorive të cilat organizohen nga D4D me qëllim që të ndihmojnë në aftësimin e të rinjve të cilët janë pjesë e kuvendeve komunale.