Trajnim: Angazhimi rinor për avokim

20.03.2023

Këtë fundjavë Instituti D4D, ka mbajtur trajnimin dy ditorë me temë: “Angazhimi rinor për avokim”, ku morën pjesë mbi 20 të rinjë nga Komuna e Suharekës, Istogut, Kamenicës, Skenderajt dhe Lipjanit.

E ftuar për të filluar trajnimin në ditën e parë ishte Aurora Popova, Drejtore Ekzekutive në Debat Center. Popova zgjodhi që fillimisht të rinjtë të marin informata bazë se çfare është mendimi kritik në përgjithësi dhe format e tij.

Duke ditur qe mendimi kritik është e kundërta e mendimit të rregullt dhe të përditshëm, fokusi i ditës së parë të trajnimit ishte krijimi i ideve të avokimit, nxitja e arsyetimit kritik dhe mendimit kreativ. Pasiqë pjesëmarrësit morrë infomatat e nevojshme u ndanë në grupe për të punuar në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme të komunitetit në të cilin ata janë të pranishem dhe deshirojnë të sjellin ndryshime.

Ndërsa, ditën e dytë të trajnimit të rinjë patën mundësinë që përmes përvojës së Bekim Salihut, analist politikash të marrin njohuri mbi format, metodat dhe konceptet e avokimit. Gjithashtu, puna në grupe ishte pjese përberëse e trajnimit edhe në ditën e dytë ku të rinjtë praktikuan këto forma dhe metoda të avokimit me disa tema aktuale qe i propozuan vetë ata. Salihu në fund të trajnimit dhe praktikes u nda i kënaqur që të rinjtë arritën t’i kenë të qarta të gjitha proceset e avokimit dhe të jenë të gatshëm të prezantojnë me përpikmëri.

Ky trajnim u organizua me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit