Takimi i tretë i Komitetit Rajonal për Rritjen e Qasjes së Grave në Punësim

30.03.2021

Insituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) më 30 Mars 2021 organizuan takimin e tretë të Komitetit Rajonal për Rritjen e Qasjes së Grave në Punësim.

Komiteti Rajonal përbëhet nga përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe odave ekonomike nga Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi kryesor i këtij komiteti është shkëmbimi i informatave dhe rekomandimeve lidhur me politikat e punësimit, inicmi dhe udhëheqja e strategjive dhe iniciativa avokuese në nivel rajonal të cilat kontribuojnë në rritjen e punësimit të grave.

Në takimin e tretë të Komitetit Rajonal u prezantuan rekomandimet e nxjerra nga diskutimet e mëparshme dhe u diskutua lidhur me plainin dhe politikat e deritanishme të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për adresimin e çështjes së punësimit të grave.

Folës nga Kosova ishin: Vera Rexhepi, Zyra për Planifikim Strategjik – Qeveria e Kosovës, Edi Gusia, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Drin Haraçia, Agjencia e Punësimit; ndërsa folësit nga Shqipëria përfshinë: Brunila Dervishaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Elira Demiraj, Agjencia e Punësimit dhe Aftësimit dhe Ardit Kaja, Inspektorati i Punës.

Takimin e përshëndeti znj. Jenny Stenberg Søvold, Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.