Takim me Drejtoritë e Arsimit të Komunave të Prishtinës dhe Mitrovicës

07.07.2025

D4D ka mbajtur takime me Drejtoritë e Arsimit të Komunave të Prishtines dhe Mitrovices, gjatë të cilave u prezantua qëllimi i platformës Verifiko. Përmes këtyre diskutimeve, u theksua se njohuritë mediatike janë një nevojë urgjente për të siguruar që të rinjtë të jenë të informuar dhe të gatshëm të përdorin internetin në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

Falë mbështetjes dhe angazhimit të Drejtorive të Arsimit të Prishtines dhe Mitrovices, u mundësua fillimi i pilotimit të platformës Verifiko në këto dy komuna, një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe mësuesve në trajtimin e informacionit online.

Ky bashkëpunim është realizuar me mbështetjen e projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.