Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave

21.09.2023

‘Sfidat dhe mundësitë: Anëtarët/et e Kuvendeve Komunale drejt implementimit të iniciativave” ishte konferenca e mbajtur sot në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike”, që mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci (NED).

Që nga viti 2017, krahas punës me nivelin qendror, kontributit në reformë zgjedhore, mbështetjes komisionit qendror të zgjedhjeve, D4D ka krijuar ura bashkëpunimi me të rinjtë dhe rejat e subjekteve politike, duke përcjellë dhe ngritë kapacitet e tyre, e viteve të fundit, edhe me këshilltarë në Kuvende Komunale.

Shqetësimet kryesore që i karakterizon pothuajse gjitha komuant janë komunikimi i ulët i brendshëm partiak në nivel lokal, takimet e pakta me qytetarë, dhe numri i ulët i paraqitjes në media ku prej 1020 asamblesitëve në gjithë Kosovën vetëm 11 prej tyre kanë pasur paraqitje në dy herë në media.

U theksua rëndësia është se subjektet politike duhet të i’u japin hapësirë të gjithë të rinjëve që janë pjesë e tyre dhe të marrin pjesë në trajnime, si edukim jo-formal, dhe të rrisin llogaridhënien ndaj qytetarëve .

Në këtë diskutim ku kanë qenë prezentë asamblesitë dhe asambleiste nga të gjitha kuvendet komunale të Kosovës, përfaqësues nga organizata tjera të shoqërisë civile, ku janë prezantuar mundësitë dhe sfidat e tyre për gjatë punës së tyre si anëtartë të kuvendeve komunale duke përmendur gjithashtu edhe iniciativat të cilat ata i kanë ndërmarr gjatë mandatit të tyre.

D4D në periudhën e ardhshme do të publikojë iniciativat që janë ndërmarrë nga asambielisët/et dhe janë votuar, nismat e përkahura financiarisht për grupet jo-formale rinore për të përmirësuar jetën e qytetarëve në komuna përkatëse.