Punëtoria: “Përdorimi i të dhënave të sakta në raportimin mbi sistemin e drejtësisë”

08.07.2022

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i transparencës së të dhënave të gjyqësorit nëpërmjet raportimit analitik”, që është pjesë e #DigData Kosovo, sfida për të dhëna të hapura, mbështetur nga Fondacioni i Mileniumi i Kosovës (MFK) dhe Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), Instituti D4D ka mbajtur punëtorinë me zyrtarë gjyqësor, media dhe shoqëri civile.

Në këtë punëtori u prezantua platforma e cila ka për synim të ndihmojë palët e interesuara dhe publikun e përgjithshëm në akses më të lehtë tek çështjet gjyqësore si procedurat dhe rregulloret edhe për procesin e përdorimit të të dhënave të sakta në raportimin rreth sistemit të drejtësisë.

Rezarta Delibashzade Krasniqi, drejtore e Institut D4D theksoi se me përkrahje të Fondacionit të mijëvjeçarit në Kosovë, në bashkë implementim me BIRN, Internews Kosova është, arritur të ndërtohet një platformë me të dhëna lehtë të lexueshme gjerësisht për përdorim të të dhënave në aspekt analitik, dhe çasshmëri më të lehtë. Pasi që në vendin tonë është mjaft e vështirë sigurimi i të dhënave të grumbulluara në një vend, të ndara sipas kategorive, kohës, e ndarjes gjinore.

Ndërsa, Kreshnik Gashi, Redaktor Meanxhues në Kallxo.com është shprehur se sistemi jonë i drejtësisë ka bërë shumë hapa të mëdhenj në drejtim të transparencës dhe për momentin Kosova e kemi sistemin më të hapur në Ballkan.

Në fund të punëtorisë u theksua se mediat gjatë raportimit të tyre për çështjet e sistemit të drejtësisë gabojnë shumë shpesh për shkak të mos profesionalizmit, për arsye se nuk e njohin fushën e sistemit të drejtësisë andaj gabimet janë profesionale për shkak se nuk kanë njohuri në terma juridik dhe procedura.