Punëtori njëditore për rishikim të pakos së ligjeve të propozuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

02.07.2020

Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe të drejta socio-ekonomike ka organizuar një punëtori njëditore për rishikim të pakos së ligjeve të propozuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të përfshira në agjendën legjislative të këtij viti.

Përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, sindikatat dhe organizata partnere së bashku me Koalicionin kanë diskutuar lidhur me propozimet për ndryshimë në pakon e ligjeve për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës, dhe kanë adresuar çështjet e ngritura në dokumentin për konsultim publik – veçanërisht çështjet që lidhen me Ligjin e Punës, Ligjin për lejen e lindjes (pushimin e lehonisë, atësisë dhe lejen prindërore), Ligjin për Insepktoratin, si dhe Ligjin për Këshillin Socio-ekonomik.

Organizatat  e shoqërisë civile, të angazhuara qysh prej fazës së konsultimeve publike lidhur me draftimin e pakos së ligjeve të propozuara nga MPMP, kanë rekomanduar edhe njëherë që propozimet për ndryshime legjislative të mirren parasysh dhe të adresohen në draftet finale që pranohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Dialog social për drejtësi shoqërore” që implementohet nga Koalicioni për drejtësi shoqërore dhe barazi socio-ekonomike, financohet nga Olof Palme International Center dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.