

Sipas Indeksit të Pjesëmarrjes Rinore, Vëllimi 9, të rinjtë vazhdojnë të jenë të përfaqësuar në nivel shumë të ulët në parlament dhe në pozita të tjera politike. Të dhënat e analizuara tregojnë se gjasat që të rinjtë të mbajnë poste të larta politike, si ministra, zëvendësministra apo kryetarë komunash, mbeten shumë të vogla.
Linku: https://youthwbt.eu/wp-content/uploads/2026/02/YPI-Vol-9.pdf
Projekti Stronger Voices for Better Choices, i udhëhequr nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac, zbatohet në bashkëpunim me organizatat partnere NGO Prima, Youth Alliance, Community Volunteers Foundation (TOG), Beyond Barriers – Përtej Barrierave, Democracy for Development (D4D) dhe Institute for Youth Development KULT në rajon, me mbështetjen e Bashkimit Evropian
Bashkohuni me ne këtë javë për të analizuar të dhënat, për të diskutuar për pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të kërkuar mundësi më të mira për ta.
Sepse kur të rinjtë kanë zë, e ardhmja është më e fortë!
