Nga vizioni në sukses: Gratë projektojnë bizneset

20.06.2023

Është mbajtur trajnimi “Nga vizioni në sukses: Gratë projektojnë bizneset” për gratë ndërmarrëse të komunave të ndryshme të Kosovës. Gjatë këtij trajnimi të pranishmet patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre si dhe të marrin njohuri rreth zhvillimit të një biznesi të qëndrueshëm.

Pjesë e këtij trajnimi ishin gjithësej 21 gra nga komuna të ndryshme të Kosovës si, Prishtina, Podujeva, Prizreni, Mitrovica dhe Obiliqi. Disa prej tyre kishin biznese që i përkisnin industrive të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër kishin në plan hapjen e një biznesi. Nga ku dhe ky trajnim u shërbeu për t’i marrë këshillat se si ti hedhin hapat e parë në rrugëtimin e tyre të nisjes së biznesit.

Në këtë trajnim u realizuan aktivitete, ku gratë shkëmbyen idetë e tyre në grupe dhe projektuan biznese së bashku duke i prezantuar ato. Ato patën rastin të njohin njëra tjetrën dhe të njohin një diversitet të bizneseve.

Gjithashtu, në kuadër të këtij trajnimi është bërë edhe publikimi i Udhëzuesit për Gratë Ndërmarrëse i cili do të shërbejë si një udhërrëfyes për ato gra qe duan të nisin një biznes, sfidat me të cilat ballafaqohen, këshillat për të pasur sukses si dhe politikat mbështetëse.

Trajnimi është mbajtur me mbështetjen financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë në kuadër të projektit “Shfrytëzimi i zhvillimit – Rritja e qasjes së grave në punësim”.