Ndarja e raundit të dytë të granteve të vogla – Projekti “Rritja e Qasjes së Grave në Punësim”

11.11.2020

Të martën më 10 nëntor 2020 u mbajt takimi virtual i grupit të dytë të organizatave përfituese të granteve të vogla, në kuadër të projektit “Rritja e Qasjes së Grave në Punësim” i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë.

Organizatat përfituese të granteve janë si në vijim:

1. Shoqata e Grave Aureola – Qëllimi i projektit të përkrahur është rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes informimit dhe trajnimeve për ngritjen e shkathtësive në fushën e rrobaqepësisë, tekstilit dhe dizajnit.

2. EkoKos Women – Qëllimi i projektit të përkrahur është ngritja e kapaciteteve të grave prodhuese dhe përpunuese në sektorin e bujqësisë për tregun online përmes organizimit të trajnimeve.

3. Shoqata e Grave Frashnja – Qëllimi i projektit të përkrahur është lehtësimi i punës së grave në serra përmes blerjes së një motokultivatori.

4. LEDS Institute – Qëllimi i projektit të përkrahur është vetëdijësimi i grave për tu deklaruar si të papuna ne në zyret e punësimit në komunën e Malishevës.

5. Global Shapers Community Prishtina – Qëllimi i projektit të përkrahur është promovimi i ndërmarrësisë sociale në punësimin e vajzave dhe grave.

6. Grupi Joformal – Miranda Thaqi – Gashi & Co. – Qëllimi i projektit të përkrahur është forcimi i kapaciteteve të grave për qasje në tregun e punës përmes informimit dhe ofrimit të trajnimit në shkathtësi të buta, si dhe avokimi në nivelin komunal për punësimin e tyre.

7. RIKOTTA  – Fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve të grave në Prevallë dhe fshatrat përreth përmes ndarjes së kosherve të bletëve dhe informimit rreth kultivimit dhe shitjes së mjaltës.

Instituti D4D do të iu ofroj organizatave përfituese përkrahje dhe mentorim përgjatë realizimit të projekteve të tyre me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre në zbatimin e projekteve të tjera të cilat kontribuojnë në rritjen e qasjes së grave në punësim.