Monitorimi i Mediave Online dhe Sociale gjatë muajve Shtator-Dhjetor

06.02.2024

Instituti D4D gjatë ditës së sotme ka publikuar raportet monitoruese mbi çrregullimet e informacionit në media online dhe sociale për periudhën shtator-dhjetor.

Ambasadore Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë residente në NDI Kosovo, mbajti një fjalim hyrës në hapjen e konferencës, e cila theksoi rëndësinë e monitorimit të mediave dhe bashkëpunimit te organizatave të ndryshme për të luftuar dukurinë e çrregullimit të informacionit.

Pas prezentimit të të gjeturave kryesore, ka vazhduar diskutimi me panelistët Ramadan Ilazi, Udhëheqës i Hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë-QKSS, dhe Art Vula, Kordinator i Projekteve në Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut-YIHR.

Diskutimi u zhvillua në bazë të narrativave që kanë mbizotruar në sferën mediatike gjatë muajve shtator-dhjetor, të cilat ishin me elemente të gjuhës së urrejtjes dhe nxtitëse dhe të teorive konspirative që mund të rrezikojnë sigurinë në vend.

Ky raport është përgatitur nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë. Përmbajtja e dokumentit është përgjegjësi e Institutit Demokraci për Zhvillim dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron qëndrimin e NDI Kosovo.