• Shqip

Mesazhe për fuqizimin e grave në politikë

12.06.2020

Që nga fillimi i muajit Maj e deri më tani,  D4D vazhdimisht ka publikuar mesazhe në lidhje me fuqizimin e grave në politikë, nga gratë anëtare të Kuvendeve të Komunave: Prishtinë, Prizren, Mitrovice, Istog dhe Kamenicë.

Qëllimi i këtyre mesazheve ishte ngritja e vetëdijes në lidhje me rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave brenda subjekteve politike, politikëbërjes, vendimmarrjes  si dhe bashkëpunimit të grupit të grave.  Sipas tyre është qenësorë që të mos ketë dallime gjinore, të rritet numri i grave në pozita udhëheqëse, të mbështesin gratë njëra tjetrën si dhe të kenë mbështetje të vazhdueshme nga subjektet politike. Megjithatë, përveç mbështetjes disa nga gratë potencuan edhe rëndësinë e këmbënguljes dhe kërkimit të të drejtave të tyre gjatë gjithë kohës edhe kur ato mund të mos ju ofrohen nga palët tjera.

Në mënyrë që përfaqësimi në Kosovë të jetë sa më i ekuilibruar në aspektin gjinor, është shumë e rëndësishme që të krijohet një mjedis i përshtatshëm dhe jo-diskriminues, andaj subjektet politike dhe institucionet duhet të kenë prioritet përfaqësimin e barabartë në agjendat e tyre.

Mesazhet nga gratë anëtare të komunave janë realizuar në kuadër të projektit  “Përtej barazisë numerike: Fuqizimi i grave anëtare të Kuvendeve të Komunave në qeverisje lokale”.

Ky projekt mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.